Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim lamtumirës shefen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman, e cila po përfundon misionin e saj në Republikën e Kosovës.
Sipas njoftimit të ministrisë, në takim, Haxhiu shprehu falënderimin e saj për bashkëpunimin si dhe e vlerësoi lartë punën e UNICEF-it si partner afatgjatë i Kosovës për arritjen e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm, shkruan Arbresh.info.
Haxhiu foli për planet e Ministrisë dhe Qeverisë në raport me fuqizimin e shërbimeve sociale dhe familjare e që ndërlidhen me finalizimin e akteve nënligjore që dalin nga Ligji për Shërbime Sociale dhe Familjare dhe mbështetja për organizatat që merren me çështje sociale dhe familjare.
Në fund, ajo tha se Republika e Kosovës do të vazhdojë të fuqizojë bashkëpunimin me misionin e UNICEF-it për projektet të ndryshme që kanë të bëjnë me rininë, të drejtat e fëmijëve, shëndetin dhe mbrojtjen sociale./Arbresh.info/
Vjen një dron për Gjestin në BBVA, ky është reagimi i tij
11 të akuzuarit në rastin “Subvencionet 1” dënohen me 31 vje...
Murati i reagon Ramës: Në vend se të kërkoni fajtorin gjetiu...
Milan dhe Hernandez afër marrëveshjes së re, ja sa do të për...
Rreth 57 miliardë dollarë dëme nga zjarret në Los Anxhelos
Sveçla fton diasporën që të votojnë