Sot, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti në takim ambasadorin turk në Kosovë, Çağri Sakar dhe sekretaren e tretë Dilara Köseoğlu.
Në këtë takim, të dy palët diskutuan për çështjet e sigurisë dhe të drejtësisë.
Ambasadori Sakar theksoi gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar dhe ofruar mbështetje në fushën e sundimit të ligjit, në veçanti në përmirësimin e teknologjisë dhe digjitalizimit të sistemit të drejtësisë, në ofrimin e mundësive më të mira për qytetarët njëkohësisht, ambasadori turk shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit për forenzikë dhe mjekësi ligjore.
Ministrja Haxhiu e njoftoi për prioritetet në fushën e sundimit të ligjit dhe gatishmërinë për t’i vënë në zbatim ligjet e tilla.
Palët u dakorduan për bashkëpunim në të ardhmen, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...