Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u takua sot me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, me ç’rast u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e drejtësisë dhe fuqizimin e mbështetjes institucionale për të drejtat e qytetarëve të të dy vendeve.
Përmes një njoftimi nga kjo ministri, bëhet e ditur se Haxhiu dhe Spiropali vlerësuan punën e bërë deri më tani dhe shprehën angazhimin për të intensifikuar përpjekjet drejt reformave të përbashkëta, me synim lehtësimin e qasjes në drejtësi dhe përmirësimin e shërbimeve ligjore për qytetarët.
Po ashtu, u diskutuan mundësitë për harmonizimin e legjislacionit dhe zhvillimin e projekteve që adresojnë sfida të përbashkëta në kuadër të integrimit evropian.
“Ministrja Haxhiu falënderoi kryetaren Spiropali, për mbështetjen e vazhdueshme të Kuvendit të Shqipërisë dhe theksoi se kjo mbështetje është jetike për përparimin e reformave dhe për forcimin e marrëdhënieve e institucionale, duke sjellë më shumë përfitime konkrete për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...