Haxhiu pret në takim homologen austriake

08:57 | 27 Mars 2024
K.B

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot pret në takim zyrtar homologën e saj nga Federata e Austrisë, ministren Alma Zadić.

Pas takimit, ministrja Haxhiu dhe ministrja Zadić do të nënshkruajnë Deklaratë të përbashkët të bashkëpunimit mes dy shteteve Kosovë-Austri dhe më pas do të mbahet konferencë për media.

Nënshkrimi dhe Konferenca do të mbahen në ora 17:10 në hollin e objektit ish Rilindja./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme