Google ADS

Haxhiu pret në takim delegacionin e përbërë nga partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

19:50 | 23 Shkurt 2024
K.B

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim delegacionin e përbërë nga partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Haxhiu ka thënë se kanë diskutuar për përvojat dhe sfidat që Lëvizja Vetëvendosje i ka pasur përgjatë gjithë angazhimit të saj politik.

“Në një takim të përzemërt, me politikanet e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut shkëmbyem përvojat dhe sfidat që Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka pasur përgjatë gjithë angazhimit të saj politik, sikurse edhe i njoftuam për angazhimin e madh të aktivisteve të Lëvizjes në rritjen e anëtareve vajza dhe grave dhe shtyrjen e politikave feministe”, shkroi Haxhiu në postimin e saj në Facebook.

Tutje ajo theksoi se i uruan shumë suksese dhe ofruan bashkëpunimin dhe përvojën në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta./Arbresh.info/

Të ngjashme