Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësueset e strehimoreve dhe qendrave ditore që ofrojnë shërbime për viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit me qenie njerëzore dhe fëmijët pa përkujdesje prindërore.
Gjatë këtij takimi, Haxhiu është njoftuar nga afër me sfidat dhe problemet të cilat ballafaqohen këto qendra, përfaqësueseve të cilave iu ka premtuar përkrahje përmes përkujdesjes institucionale për këto strehimore të cilat kanë për qëllim të ofrojnë mbrojtje dhe të rehabilitim të viktimave të dhunës në familje, atyre të trafikimit si dhe rastet e fëmijëve pa përkujdesje prindërore.
Ministrja e Drejtësisë po ashtu është informuar se mungesa e strehimoreve mbetet një sfidë shumë e madhe për shkak se kjo paraqet rrezik të lartë për të gjitha gratë dhe fëmijët të cilët në pamundësi strehimi, mbeten të rrezikuar nga ushtruesit e dhunës që shpesh ka çuar edhe në fatalitet.
Haxhiu është zotuar se do të angazhohet në vazhdimësi, bashkërisht me akterët tjerë relevant, që kësaj kategorie t’i sigurohet strehim dhe mbrojtje dhe që ushtruesit e dhunës të marrin dënimet e merituara në mënyrë që kjo situatë mos të përsëritet në shoqërinë tonë.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?