Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se qytetarët kanë votuar kundër Klanit Pronto dhe e kanë votuar ndryshimin për Kosovën.
‘PDK është partia e tretë. LDK s’mund të dal kundër prontos pasi kanë shkuar në gjirin e tyre më herët. E rrëzuam qeverinë sepse nuk kishte arsye që të mbahej gjallë kjo qeveri.’, ka thënë ajo në Rubikon.
Ajo ka treguar se po presin certifikimin e rezultateve në mënyrë që të nisin bisedimet me LDK-në, për formimin e qeverisë.
Ndërsa, Haxhiu ka thënë me bindje se çështja e kryeministrit nuk do të diskutohet me LDK-në.
”Qytetarët e kanë votuar më së shumti Albin Kurtin. Ai ka vota shumë më shumë se Avdullah Hoti e Ramush Haradinaj. Çështja e kryeministrit është cështje e kryer”. ka thënë ajo.
Ndërsa ajo ka theksuar se janë të hapur të bisedojnë me LDK-në, duke shtuar se çfarëdo kërkese të kenë ata, duhet ta diskutojnë drejtpërdrejt, e jo përmes deklaratave nëper media.
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde