Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tha se sa herë që diskutohet për kategorinë e personave me aftësi të kufizuar, të mos i trajtojmë ata si persona që kanë nevojë për mëshirën tonë.
“Kam një kërkesë për institucionet e Kosovës, sa herë që diskutohet për këtë kategori të mos i trajtojmë me qasjen se këta persona kanë nevojë për mëshirën tonë, por ti trajtojmë si të barabartë “, tha ai
Deputeti tha se këto barriera duhet të marrin fund, dhe se personat me aftësi të kufizuar të trajtohen si gjithë të tjerët.
“Edhe në Kuvend ka barriera për personat me aftësi të kufizuar, por barrierat institucionale janë më të mëdha dhe duhet të marrin fund, dhe të trajtohen me ligj si gjithë të tjerët “, tha Haxhiu./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...