Google ADS

Haxhiu përsërit konferencën e të dielës në Kuvendit e Kosovës

17:50 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi ajo e ka përmendur edhe rastet e dështimit të drejtësisë

“Vetëm këto muajt e fundit kemi qenë dëshmitarë së si të korruptuarit mbeten të paprekshëm. Pak ditë më parë u lirua nga paraburgimi për rastin Toka, Azem Syla, më tutje kemi hezitimin e hetimeve për Devollin dhe Z-mobile në dëm të Telekomit të Kosovës, humbjen dhe heshtjen e hetimeve dhe mos fillimi i procesit për aferën Pronto. Po ashtu kemi edhe rastin e Enver Hasanit që u dënua me kusht për veprime korruptive por edhe shumë raste të tjera të korrupsionit të qëllimshëm parashkruhen, “ka thënë Haxhiu./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1729591733772578/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme