Haxhiu: Përmbaruesit privat po varfërojnë qytetarët me arbitraritet të tejskajshëm

10:41 | 17 Maj 2018
Arbresh.info

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka kritikuar punën e përmbaruesve privatë në Kosovë duke thënë se ata nuk merren me të fortët që e kanë kapur shtetin por me pensionistët, të shtypurit, e ata që janë kategori sociale.

Haxhiu, në seancën e sotme parlamentare ka deklaruar se Ministria e Drejtësisë po lejon keqtrajtimin dhe varfërimin e mëtejshëm të qytetarëve për shkak të arbitraritetit të tejskajshëm të përmbaruesve privatë, raporton Arbresh.info.

“Përmbaruesi privat nuk merret me tëe fortët që e kanë kapur shtetin por me pensionistët, me të shtypurit, me të varfrit, ata që janë kategori sociale. Ministria e Drejtësisë ka lejuar të keqtrajtohen e varfërohen edhe më tutje qytetarët për shkak të arbitraritetin të tejskajshëm të përmbaruesve privatë”, ka thënë Haxhiu./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme