Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një konference për media listoi të arriturat kryesore përgjatë kësaj periudhe 9 mujore të këtij mandati qeverisës, me ç ‘rast vlerësoi punën dhe përkushtimin e të gjithë atyre që kontribuuan në këtë drejtim, transmeton arbresh.info.
Ministrja diskutoi mbi ecuritë dhe zhvillimet e shumta në sistemin e drejtësisë dhe angazhimit në reformën e thellë që po ndodhë.
Ndër shumë të tjera ri-solli rëndësinë e punës që po bëhet veçmas duke vlerësuar lartë arritjen e votimit të Projektligjit për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme; miratimin e Projekt-ligjit për Gjykatën Komerciale dhe i draftit të Kodit Civil në kuadër të reformës në drejtësinë civile, si dhe theksoi se po punohet çdo ditë në kompletimin e legjislacionit për Vetingun në Drejtësi, për të cilën u shpreh se nuk ka dilemë për bërjen e tij dhe se çfarëdo diskutimi për të është për formën dhe mënyrën më efikase të zbatimit të tij. “Për këtë kanë vendosur qytetarët”, u shprehë ministrja Haxhiu.
Tutje, ministrja Haxhiu tha se në kuadër të reformës, kanë filluar ndryshimet ligjore të nevojshme në sistemin prokurorial dhe tashmë pas Opinionit të Komisionit të Venecias dhe bazuar në po këto rekomandime, do ta kompletohet kjo reformë për të garantuar pavarësi, llogaridhënie dhe efikasitet e profesionalizëm të sistemit prokurorial.
Në kuadër të ballafaqimit me të kaluarën, si njëra nga objektivat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Haxhiu tha se është miratuar Koncept-dokumenti për Themelimin e Mekanizmit për Dokumentimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë si dhe është miratuar plotësim ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale i cili mundëson gjykimin në mungesë për krimet e kryera gjatë luftës. Në këtë drejtim, gjithashtu janë shtuar kapacitetet njerëzore dhe profesionale të Prokurorisë Speciale, për të mundësuar ndjekje me efikase dhe profesionale të veprave të krimeve të luftës.
Sa i përketë synimit të kësaj Qeverie për luftën kundër dhunës në familje dhe për barazi gjinore, Ministrja përmendi se është finalizuar Strategjia dhe Plani i Veprimit si dhe është miratuar Projektligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit, e cila është një ndër objektivat të rëndësishme për të.
Haxhiu sqaroi edhe njëherë për qytetarët përkushtimin e kësaj qeverisje duke shtuar se “i kemi dhënë detyrë vetes që me vullnet të hekurt të punojmë për shtetin e së drejtës, përmes reformimit të thellë në sistemin e drejtësisë, si kusht i domosdoshëm për të vënë drejtësinë në vend e për ta kthyer besimin e qytetarëve në drejtësi”./arbresh.info/
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero