Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur rreth vizitës së saj dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca tek ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Ajo tha se në bisedat që i ka pasur me Konjufcën, asnjëherë s’e kanë adresuar çështjen se duhet qeveria apo kuvendi ta mbikëqyrë Gjykatën Speciale, sepse sipas saj, s’mund të ndodhë një gjë e tillë.
“Sikurse për Konjufcën, ashtu edhe për mua e qeverinë, besoj edhe për të gjithë ne, nëse shqetësohemi për diçka është se gjykata speciale s’i raporton askujt”.
“Thuhet se Gjykata Speciale është në kuadër të sistemit tonë të drejtësisë. Po të ishte e tillë ajo do të raportonte në Këshillin Gjyqësor apo Prokurorial, por ajo s’e bën, prandaj i bie që s’i raporton askujt”, është shprehur Haxhiu në Klan Kosova.
E para e Drejtësisë në Kosovë tha se është ndjerë e shqetësuar gjatë vizitës së saj në Hagë, teksa ka takuar edhe Avokatin e Popullit, pasi sipas saj, ata (Gjykata Speciale) e ka edhe avokatin edhe Gjykatën Kushtetuese paralele.
“Ajo çfarë jam shqetësuar është se çfarëdo pyetje që e kemi ngritur te avokati, ka thënë se “është çështje konfidenciale” edhe përkundër faktit që ne s’e kemi pyetur për çështje konfidenciale sepse ne i dimë limitet tona”, është shprehur Haxhiu, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ajo tha se ka kërkesë edhe nga vet të paraburgosurit që të ketë një instancë mbikëqyrëse për Gjykatën Speciale, por që ajo të jetë ndërkombëtare, teksa shtoi se mbajtja e Thaçit dhe të tjerëve në paraburgim për kaq gjatë është shkelje e Kushtetutës së Kosovës.
“Duhet të jetë një diskutim shumë serioz edhe me partnerët tanë për të pasur një mekanizëm mbikëqyrës, sepse s’ka asnjë gjykatë që funksionon kësisoj”.
“Mendoj se mbajtja në paraburgim për një kohë kaq të gjatë është shkelje edhe e Kushtetutës por edhe e konventave ndërkombëtare”, ka thënë Haxhiu, njofton Klankosova.tv.
Kurse, sa i përket mosvizitës së kryeministrit të vendit tek të akuzuarit në Hagë, Haxhiu tha se i takon atij ta marrë vendimin nëse do të shkojë apo jo.
“Mendoj se kryeministri e vlerëson vet se a do të duhej t’i vizitojë të mbajturit në Hagë. Fakti që unë kam shkuar, nënkupton se po shkon qeveria sepse unë jam ministre e Drejtësisë dhe i takoj Qeverisë Kurti, dhe a shkon vet Kurti a jo, i takon atij”, është shprehur Haxhiu.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...