Haxhiu për sekuestrimin e substancave narkotike: Uroj që ky rast të përfundojë me sukses deri në fund

21:28 | 17 Maj 2021
Përparim Bublaku

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për kapjen e 400 kilogramëve kokainë sot në qytetin e Lipjanit.

Haxhiu ka falënderuar autoritetet italiane për identifikimin e kësaj sasie droge dhe operacionin e përbashkët.

Postimi i saj:

Aksioni i përbashkët Itali, Shqipëri, Kosovë, përfundoi me kapjen e një sasie të madhe të narkotikeve dhe uroj që ky rast të përfundojë me sukses deri në fund.

Këtë operacion ndërkombëtar e kam autorizuar sipas kompetencave që m’i jep ligji për bashkëpunim juiridik ndërkombetar në çështje penale dhe uroj që i njëjti të trajtohet me prioritet nga organet tona kompetente.

Gjithashtu, falënderoj shumë autoritetet italiane për identifikimin e kësaj sasie droge dhe operacionin e përbashkët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme