Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pret që partitë opozitare t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së kryeministrit Albin Kurti për takimet që kanë të bëjnë me procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë.
Ajo gjatë intervistës në “RTK Prime” ka deklaruar se gjatë kësaj jave janë planifikuar takime me partitë që janë të përfaqësuara në Kuvend.
“Po e fillojmë me partitë e opozitës për ta përmbyllur me të gjitha grupet që janë të përfaqësuara në Kuvend. Si Qeveri jemi të obliguar që t’i informojmë ato në raport me veprimet që i kemi marrë në këtë proces që është shumë i rëndësishëm. Nesër kemi planifikuar që ta mbajmë takimin me AAK-në. Për aq sa jam e informuar ata do të jenë të pranishëm. E vlerësoj gatishmërinë dhe vullnetin për të bashkëbiseduar për një proces shumë të rëndësishëm. Ne i kemi ftuar liderët e partive por kjo nuk e përjashton mundësinë që ata t’i delegojnë përfaqësuesit e tyre”, ka theksuar ministrja Haxhiu.
Ajo tutje ka thënë se gjatë kësaj jave pritet të takohen edhe me PDK-në dhe LDK-në, pasi sipas saj reforma në drejtësi kërkon konsensus të gjerë.
“Pavarësisht dallimeve politike dhe orientimeve tona ideologjike e programore, besoj se për reformën në drejtësi duhet të jemi të unifikuar sepse njësoj sikurse ne, edhe partitë tjera ballafaqohen me shqetësimet e qytetarëve për problemet me të cilat ata ballafaqohen”, ka thënë tutje Haxhiu.
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...