Me rastin e 16-vjetorit të protestës së Vetëvendosjes kundër planit të Ahtisaarit, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kujtuar dy të vdekurit e asaj proteste, Mon Balaj e Arben Xheladini.
Në një postim në Facebook, Haxhiu ka shkruar se në 10 shkurtin e 2007-ës e drejta e mendimit të lirë u dhunua me plumba e shkopinj gome nga UNMIK-u, përcjell arbresh.info.
“16 vite më parë sheshi u bë pikënisje e shtetit ndërsa protestuesit aktivistë Mon Balaj dhe Arben Xheladini u bënë sakrifikuesit e shtetësisë që nuk dukej në horizont pa këta protagonistë dhe qindra-mijëra qytetarë që mbushën rrugët atëkohë.
E drejta për ushtrim paqësor të mendimit të lirë e qytetar u dhunua me shkopinj e plumba gome të UNMIK-ut, që për pasojë u dhanë fund tragjikisht jetëve të Monit dhe Arbenit. Rënia e tyre e ngriti edhe më shumë alarmin për korrigjim të padrejtësisë që po na bëhej me pakon e Ahtisaarit, e cila vetëm pastaj rezultoi me përmendjen e togfjalëshit “pavarësi e mbikëqyrur”, ende pa u mbushur as 3 javë prej vrasjes së dy aktivistëve nga plumbat e policisë rumune.”, ka shkruar Haxhiu.
Më tej, ajo tregoi për veprimet që ka ndërmarrë sa është në krye të këtij dikasteri lidhur me vrasjen e dyshes, teksa tha se për Monin dhe Arbenin gjithmonë përgjegjësi.
“Në vitin 2009 ishte hapur rasti për hetimin e vrasjes së Monit dhe Arbenit. Para 3 vitesh zyrtarisht si Ministre, u jam drejtuar autoriteteve rumune me shkresë për informacione lidhur me detajet procedurale dhe veprimet e ndërmarra pë vrasjen e aktivistëve protestues. Vitin e kaluar rastin e kam adresuar edhe te Sekretari i Kombeve të Bashkuara për të kërkuar informata lidhur me nivelin e zhvillimit të prcedurave dhe marrjen e përgjegjësisë nga policia rumune.
Aktivistët po protestonin paqësisht atë ditë për ta mbrojtur vendin e tyre. Mbledhja e qytetarëve për protestë paqësore është e drejtë universale e garantuar edhe me konventa ndërkombetare. Prandaj, për vrasjen e Monit dhe Arbenit, nuk do te rreshtim së kërkuari përgjegjësi.”, tha ajo.
Në fund, Haxhiu theksoi se emrat e Mon Balajt e Arben Xheladinit gjithmonë do të jenë të gdhendur në pllakën e Kosovës së pavarur.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...