Haxhiu për Marrëveshjen me Danimarkën: Dëshmi e besimit dhe respektit reciprok mes dy vendeve tona

13:13 | 23 Maj 2024
K.B

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Haxhiu me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se kjo është një dëshmi e besimit dhe respektit reciprok mes dy vendeve tona.

“Falënderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e kësaj Marrëveshje të dobishme për Republikën e Kosovës. Kjo marrëveshje është një dëshmi e besimit dhe respektit reciprok mes dy vendeve tona. Ajo do të sjellë përfitime të ndërsjella dhe do të hapë dyer të reja për bashkëpunime të ardhshme”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Kuvendi e miraton Projektligjin për marrëveshjen e burgjeve me Danimarkën

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme