Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu në foltoren e Kuvendit të Kosovës, në lidhje me shqyrtimin e parë i Projektligjit, për Provimin e Jurisprudencës, ka hasur në debate të forta nga ish Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, raporton arbresh.info.
Haxhiu ka mbrojtur ndryshimin e bërë në lidhje me organizimin e këtij provimi nga vetë Ministria e Drejtësisë e ku sipas saj për herë të parë është duke ndodhur pa përfshije apo interferime politike.
“Ka pasur vetë anëtarë të komisioneve që vetë e kanë pohuar në takimet që kemi pasur që janë dhënë lista anëtarëve të komisionit të emrave të kandidatëve për me i kalua, nuk po më vjen mirë që po e them këtë mirëpo për herë të parë ka ndodhë që askush nga anëtarët s’ka pas lista në duar të emrave të kandidatëve që ish dashtë me kalua provimin e jurispodencës”, tha Haxhiu.
Haxhiu tha se kjo më nuk do të ndodh.
“Njerëz jo meritorë kanë kaluar këto provime të ndryshme jo vetëm të noterisë por edhe provime të ndryshme ose janë punësuar në forma të paligjshme por jo më sepse kjo praktik është ndëshkuar me 14 shkurt nuk do të ketë më situata ku njerëzit ose militantë e partive politike të cilët nuk e meritojnë me mujt me kalu një provim në këtë rast të jurispodencës, qoftë të noterisë, qoftë të ndërmjetësimit, ato të tjera, pra për herë të parë ne kemi pa që provimi po mujka me u organizua nga Ministria e Drejtësië, e mos me pas ndikim në përzgjedhjen e kandidatëve që e kalojnë provimin e jurispodencës”, tha Haxhiu.
Tutje Haxhiu iu drejtua ish Ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahirit duke i thënë se jeni ba gazë në provimin e noterisë, pasi që ka qenë proces i kompromentuar.
“Pra po bojka që me qenë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë edhe me u organizua mirë, unë besoj që një shembull të keq e kemi me provimin e noterisë ku ju z. Tahiri keni qenë Ministër i Drejtësisë dhe ka qenë procesi më i kompromentuar njëherë në Kosovë, kur ne e kemi pa para syve tanë jemi ba gazë i botës që njerëz militantë, teze, agjë, dajë, djalë, reja, nusja veç edhe gjyshërit s’jua keni mundësua provimin e noterisë prandaj ka lindë nevoja që me anulua atë provim të noterisë”, tha Haxhiu./arbresh.info/
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...