Google ADS

Haxhiu: Për herë të parë pas vitit 1999 çizmja e ushtarit serb shkeli në Kosovë në qeverisjen e Kurtit

12:34 | 19 Tetor 2023
K.B

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tha se seanca e sotme është thirrur me qëllimin e qartë që Institucionet e Sigurisë të mbështetën.

“Kjo seancë është thirrur me qëllimin e qartë që institucionet e Kosovës për të mbështetur dhe përforcuar Policinë Kosovës sepse në kufi ne kemi një fqinjë një armik që ka synime territoriale ndaj vendit tonë, ne kemi qenë të vetëdijshëm se kush është Serbia dhe çfarë qëllimesh ka, prandaj në këto 24 vite të lirisë kemi investuar në forcimin e sigurisë në institucionet e sigurisë, dhe këtë e kemi bërë bashkë më ndërkombëtarët”, tha Haxhiu.

Ai tha se për herë të parë pas vitit 1999, më 24 shtator çizmja e ushtarit serb shkeli në Kosovë, dhe kjo ndodhi në qeverisjen e Albin Kurtit

“Për herë të parë pas çlirimit në vitin 1999, çizmja e ushtarit serb ka shkelur në Kosovë më 24 shtator të vitit 2023 me Albin Kurtin në qeveri, çizmja uniforma dhe mjetet e Serbisë kanë hyrë në Kosovë dhe janë përballur më policinë, kur Albin Kurti është në qeveri, a është kjo rastësi se me këtë qeveri në krye, Serbia mori guximin që ta fus çizmen e saj në Kosovë”, theksoi ai, shkruan Arbresh.info

Sipas tij kjo qasje e qeverisë Kurti, e ka sjellur çizmen e Serbisë sërish në Kosovë.

“Kjo qasje e qeverisë e ka sjellur çizmen e Serbisë sërish në Kosovë, atë çizme dhe ato mjete të blinduara që kanë bërë masakra në Kosovë, që kanë futur tmerrin e popullit të Kosovës”, shprehet ai.

Ai shton se nëse më herët Kurti e ka goditur Policinë me mjete të forta, sot duhet ta dijë se çfarë rëndësie kanë institucionet e sigurisë.

“Nëse Albin Kurti në opozitë ka godit policinë me mjete të forta, për kauza të cilat i harroi në momentin që u ul në karrigen e kryeministrit, nëse nuk ka qenë i vetëdijshëm atëherë se çfarë rëndësie kanë institucionet e sigurisë, sot duhet të reflektojë për të mbështetur policinë, ushtrinë, AKI-në, domosdoshmërisht për të siguruar, për tu mbrojtur nga ai që është armiku ynë i përbetuar”, shprehet Haxhiu.

Deputeti shton se nuk mund të arsyetohet kjo qasje e qeverisë ndaj Policisë.

“Sot nuk mund të arsyetohet kjo qasje, Kurti duhet të reflektojë , jo vetëm në aspektin financiar, por edhe për t’i motivuar policët, që ata ta bëjnë detyrën e tyre me përgjegjësi të lartë, E keni parë motivin e policisë më 24 shtator”, shton tutje Haxhiu.

Ai tha se kjo qeveri nuk mund të fitojë politikisht mbi gjakun e heroit Afrim Bunjaku, e të mos e mbështet institucionalisht.

“Kjo qeveri nuk mundet me fitu politikisht mbi gjakun e Afrim Bunjakut, e mos me e mbështet institucionalisht, kjo rezolutë do të duhet të na bashkonte të gjithë, kjo qasje e qeverisë ndaj policisë duhet të ndalohet, sepse me idealin e tyre është krijuar kjo polici dhe prap do të dalim faqebardhë’, përfundoi deputeti i PDK-së./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme