Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur rëndësinë e iniciativës për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovës.
“Iniciativa për dokumentimin e krimeve të luftës nuk është e re, pati edhe në të kaluarën. Por u shua në vitin 2018 por nuk e kishte mbështetjen politike, por nuk do të përsëriten gabimet e njejta. Institucionet tona deri tash nuk e bënë”, është shprehur Haxhiu.
Në mbledhjen e parë të grupit punues, Haxhiu ka thënë se inciativat e tilla luajnë rol në vendimin përfundimtar të drejtësisë.
“Nga praktikat e vendeve të ndryshme kemi mësuar se dokumentimi ka luajtur rol kyç. Ne të gjitha rastet ky dokument ka ruajtur kujtimet dhe mos të harrohen të bëmat. Kjo ka ndiku edhe në identifikimin e dënimin e faktorëve të krimit. Inciativa e tillë luan një rol vendimtar për drejtësi”, tha Haxhiu.
Ajo bëri të ditur që numri i prokurorëve të rritet në rishikimin e buxhetit, dhe do të ndahet ekstra buxhet për këtë.
Sot për herë të parë është mbajtur takimi i Grupit Punues, pjesë e të cilit është edhe kryeministri, Albin Kurti./arbresh.info/
Kurti për krimet e luftës: Gjeneratat po vdesin ky është një rrezik
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...