Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër për siç i ka quajtur ajo etiketimet e ulëta ndaj Lëvizjes Vetëvendosje nga disa anëtarë të kësaj partie që kanë dhënë dorëheqje.
Haxhiu ka thënë për këta anëtarë se janë bërë për keqardhje.
“Akuzat dhe etiketimet e ulëta ndaj Lëvizjes, nga disa që janë dorëhequr, interesant, janë të njëjta si ato të ca analistëve e agjentëve të pushtetit, që na i bënin dikur. Mos qofsha në lëkurën e tyre, janë bërë për keqardhje”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Ky postim i Haxhiut vjen pak kohë pas deklaratës së Faton Topallit, njërit prej të pakënaqurve në VV që ka dhënë dorëheqje nga postet në këtë subjekt politik.
Topalli gjatë kësaj interviste ka thënë se me “ultra-djathtistët dhe ultra-majtistët dhe qarqet që duan ta sjellin islamin në politikë, nuk ka asgjë të përbashkët”.
“Shumë njerëz të pakënaqur me situatën në Kosovë, kishin ardhur te ne: nacionalistë, ultradjathtistë por edhe ultra majtistë. Unë nuk doja t`i përfaqësoja të gjithë. Unë jam socialdemokrat, në Zvicër i takoj SP-së (Partisë Socialdemokrate). Me ultra-djathtistët, ultra-majtistët dhe me qarqet që duan ta sjellin islamin në politikë, unë nuk kam asgjë të përbashkët. Dhe unë jam – ndryshe nga ajo siç e kërkon pozicioni zyrtar i partisë – për bisedime pa kushte me Serbinë. Kur unë angazhohesha për reforma në kuadrin e partisë, më kritikonin, fyenin dhe shanin”, ka thënë Topalli gjatë kësaj interviste./Insajderi
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?