Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu ishte këtë të premte e ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në veri të Kosovës.
Një organizatë terroriste serbe sulmoi policinë re kosovës e për pasojë mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Pas kësaj ngjarje reagimet kanë qenë të shumta, ndër ta ishte edhe kryeministri Rama i cili u shpreh se “KFOR se duhet të marrë në dorë situatën në veri të Kosovës”.
Ministrja Haxhiu tha se nuk mund të binte dakord me këtë deklaratë të kryeministrit pasi policia e Kosovës ka dëshmuar se ka kapacitet të plote operacional dhe bashkëpunon më së miri me KFOR-in dhe EULEX-in. Gjithashtu ajo shtoi se qendrimi i kryeministrit të Shqipërisë është I njëjtë edhe me kërkesën e presidentit Serb.
“Si ka mundësi që kryeministri Rama të mbajë një qendrim që është kërkesë edhe e presidentit serb Vuçiç. Ne besoj e kemi dëshmuar, policia e republikës së Kosovës e ka dëshmuar kapacitetin e saj të plotë operacional dhe bashkëpunimin me forcat e tjera si KFOR dhe EULEX me të njëjtin qëllim për të mbrojtur republikën e Kosovës.
Sigurisht që republika e Kosovës sidomos pas sulmit terrorist mbi vendin tonë të dielën, ka nevojë për bashkëpunimmë të madh ndërkombëtar për ruajtjen dhe mbrojtjen dhe kontrollin e kufirit me Serbinë. Kjo sepse terreni malor e bën më sfiduese situatën veçanërisht në pjesën malore, pra në kufirin me serbinë. Ndaj kemi nevojë për një bashkëpunim më të madh edhe me KFOR-in edhe me EULEX-in, për të mbrojtur territorin e Kosovës”, tha Albulena Haxhiu.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...