Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 3 dhe 4 shkurtin e vitit 2000, ku në veri të Mitrovicës 10 shqiptarë u ekzekutuan dhe shumë të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.
Haxhiu tha se kjo ishte “Nata e Tmerrit”, duke thënë se Serbia ka shkaktuar shumë krime e dëme në Kosovë.
“Kur të gjithë besonin se çlirimi i Kosovës ishte kryer në qershorin e vitit 1999, në prani edhe të forcave e misionit ndërkombëtar, tetë muaj më pas, në veri të Mitrovicës popullësia shqiptare po përjetonte një tmerr tjetër. Ishte kjo Nata e Tmerrit e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, ku 10 shqiptarë u ekzekutuan, 1564 familje u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe 11364 persona të tmerruar, dhunshëm u detyran të largohen për të gjetur strehim për sigurinë e jetës së tyre”.
“Serbia ka shkaktuar shumë krime e dëme në Kosovë. Populli i Kosovës e ka përjetuar në lëkurën e tij këtë gjë. Ata që kërkojnë gjithnjë e më shumë kompromise ku vetëm Kosova duhet të dhënë diçka janë duke i hyrë në hak Kosovës.Liria dhe shteti i Kosovës nuk janë dhuratë, ato janë arritur me gjak e sakrificë. Lavdi e drejtësi për martirët e natës së tmerrit të 3 dhe 4 shkurtit”, ka shkruar ministrja në Facebook. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...