Google ADS

Haxhiu: PDK garon për vendin e tretë, rrezik të del e katërta

10:44 | 14 Gusht 2019
Arbresh.info

Vetëvendosje mendon se PDK nuk do të futet te partitë më të votuara.

Madje deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka shtuar se Partia Demokratike e Kosovës ka rrezik të del e 4-ta.

“PDk po garon për vendin e tretë dhe ka rrezik të del e katërta”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka thënë se arsyetimet e ministrave të PDK-së për mos mbajtje të zgjedhjeve janë të pabaza.

“Se pari doli ministrja Dhurata Hoxha e cila deklaroi se zgjedhjet do të dëmtojnë procesin integrues, e i fyti ministri Tahiri i cili tha se Kosova nuk ka buxhet për zgjedhje por kur ka pas Kosova buxhet për zgjedhje”, ka thënë ajo.

E ajo ka shtuar gjithashtu se frika e ndonjë marrëveshje ka shtyrë VV-në të kërkoi më herët datën e shpërndarës së Kuvendit.
“Ne kemi propozuar që data për shpërndarjen e Kuvendit të jetë më afër pasi e shohim se në vend pazaret bëhen brenda ditës e leje më për 3 javë”, ka shtuar ajo.

Ndryshe Haxhiu gjatë këtij debati publik me përfaqësues të partive në Kosovë ka shtuar se Haradinaj nuk ka dhënë dorëheqje për shkak të ftesës së Gjykatës Speciale./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme