Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ishte e pranishme në varrimin e Marigona Osmanit, ku për arbresh.info tha se krahas dhimbjes së madhe që kishin me vrasjen makabre të Marigonës, u kuptua edhe një skandal tjetër nga institucionet e drejtësisë, siç është mos funksionaliteti i sistemit të drejtësisë.
“Në vazhdimësi edhe dje edhe sot krahas dhimbjes së madhe që kishim me vrasjen makabre të Marigonës, ne kuptuam edhe një skandal tjetër nga institucionet e drejtësisë kur personi i dyshuar kryesor përveç precedentit penal, pra raste të shumta hapura, kishte pasur edhe një aktakuzë për tentim vrasje në 2013, dhe prej asaj kohe deri më tani nuk është nxjerr aktgjykim dënues ndaj këtij personi. Pa dyshim që kjo flet për mos funksionalitetin e sistemit të drejtësisë dhe krejt kjo si pasojë e kësaj situate po kemi raste të tilla ku po humbim jetë vajzash e grash dhe pa dyshim që kjo situatë duhet të thërras në reflektim institucionet e drejtësisë në mënyrë që të mos i neglizhojnë rastet të tilla dhe të veprojnë karshi këtyre rasteve’, tha Haxhiu.
Haxhiu tutje rastet e tilla duhet të mos neglizhohen dhe të gjithë kryerësit e veprave duhet të sjellën para drejtësisë.
“Unë në vazhdimësi prej momentit që kam marr detyrën si ministre kam qenë kritike me mos veprimin e institucioneve të drejtësisë përball rasteve të shumta, skandaleve që po ndodhin brenda sistemit të drejtësisë, e që kritikat e mija janë konsideruar si ndërhyrje në drejtësi. Unë si Ministre e Drejtësisë kam të drejtë të kërkoj që secili institucion ti kryej detyrat sepse gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Kosovës, paguhen me parat e taksapaguesve tanë. Andaj ftojë që secili person që nuk e ka bërë punën e duhur në këtë drejtim të marr dënimin e merituar”, deklaroi Haxhiu.
Kujtojmë që kryerësit e veprës maklabre ndaj Marigona Osmanit tashmë janë arrestuar dhe gjenden në paraburgim, ndërkaq Arbër Sejdiut i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj./arbresh.info/
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...