Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbajtur një takim me disa gra të Komunës së Drenasit, ku kanë diskutuar për sfidat dhe problemet e përditshme si dhe për planet e mundësitë e së ardhmes.
Pas këtij takimi, Haxhiu ka thënë se iu është konfirmuar rëndësia e fuqizimit të vajzave dhe grave përmes mbështetje ekonomike.
Postimi i plotë:
Në Drenas, dje pasdite, bashkëbiseduam për masat e ndërmarra për pavarësimin e fuqizimin ekonomik të grave, për sfidat dhe problemet e përditshme dhe për planet e mundësitë e së ardhmes.
Duke qenë se shumë nga këto vajza dhe gra kishin përfituar nga masat e marra nga qeveria, si bursat për vajzat në STEM, shtesat për fëmijë dhe lehona dhe masat e tjera të kësaj natyre edhe njëherë na u konfirmua rendësia e fuqizimit të vajzave dhe grave përmes mbështetjes ekonomike./Arbresh.info
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj