Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se që nga marrja e opinionit të Komisionit të Venecias për Vettingun, do të mbajnë takime me liderët opozitarë për Vettingun, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për medie pas takimit me anëtarët e Grupit Punues për Vetting, Haxhiu tha se pas përmbylljes së këtij procesi, do të dërgohet për procedim fillimisht në Qeveri e më pastaj në Kuvend.
“Bëmë një prezantim në raport me rekomandimet që ka dhënë komisioni i Venecias. Prezantimi ishte diskutim edhe me shoqërinë civile dhe vlerësojmë shumë sepse ishte konsensus të respektohen rekomandimet e komisionit dhe njoftuam se do ta mbajmë një punëtori. Ne kemi një draft të ndryshimeve Kushtetuese dhe pas përmbylljes ne do t’ia procedojmë qeverisë e me votim të qeverisë edhe kuvendit. Shumë shpejt do të kemi me bisedime me liderët opozitar dhe do të kemi takime edhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë”, tha ajo.
“Jam e interesuar të kemi bashkëpunim me partitë politike. Konsideroj që opozita të jetë pjesë e këtyre ndryshimeve. Reforma në drejtësi është prioritet i qeverisë dhe ministria po angazhohet fuqishëm. Reforma nuk bëhet për emra të përvetshëm por ka për qëllim ta kthej besimin e qytetarëve në reformën e drejtësisë. Besoj do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për takim. Partitë janë zotuar se do ta bëjnë Vettingun. Dhe duke qenë kështu besoj që nuk ka arsye të heqin dorë nga zotimet që kanë dhënë para qytetarëve. Duhet të jemi unik në raport me reformën për drejtësi. Edhe në takime ndaras me opozitën do të adresohen gjatë ditëve në vijim dhe urojmë që takimet të përmbyllen me sukses”, tha ajo.
Haxhiu ka thënë se e kanë të pamundur ta procedojnë për në Kuvend Vettingun para muajit korrik.
“Komisioni na ka rekomanduar të ulim bazën e rekomandimeve kushtetuese. Ne do ta krijojmë mekanizmin e jashtëm në mënyrë që të bëjë vlerësimin e kryetarëve të gjykatave. Shpresojmë brenda një periudhe të shkurtër ta përmbyllim numrin e amendamenteve. Dhe kjo është arsyeja se pse nuk mund të procedojmë në korrik amendamentet kushtetuese”, tha ajo.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...