Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj ka pritur në takim partnerët ndërkombëtar.
Haxhiu bëri të ditur se në takim është diskutuar për pakon e ligjeve që rrjedhë nga Deklarata e Përbashkët e Zotimeve e cila do të dërgohet në Kuvend në muajin shtator, shkruan Arbresh.info.
Ajo ka treguar çështjet që adreson kjo paketë.
“Kjo paketë adreson kontrollin e integritetit, sistemin e disiplinimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, vlerësimin e performancës, deklarimin e pasurisë dhe statusin.”, ka shrkuar mes të tjerash Haxhiu.
E para e drejtësisë bëri të ditur se para procedimit në Kuvend, pakoja e drafteve do dërgohet tek anëtarët e grupit punues me qëllim të adresimit të komenteve dhe gjithëpërfshirjes./Arbresh.info/
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...