Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se ka ngritur Padi ndaj zëvendëskryeministrit në detyrë Haki Abazi për siç ka thënë shpifjen e tij në një televizion, se gjoja ai ka diplomë nga Karachi i Pakistanit.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.
Haxhiu ka thënë se, përkundër dëshmisë së tij për diplomat, Abazi nuk kërkoi falje dhe nuk u tërhoq nga shpifja.
“Sot edhe zyrtarisht kam ngrit Padi ndaj zëvendëskryeministrit në detyrë Haki Abazi për shpifjen e tij në RTV Dukagjini, se gjoja unë kam diplomë nga Karachi i Pakistanit. Edhe pse unë i’a dëshmova diplomat e mia nga Universiteti i Prishtinës dhe ai i Tiranës, Haki Abazi nuk kërkoi falje dhe nuk u tërhoq nga shpifja e tij, kështu që sot kam ngrit padi ndaj tij për shpifje”, ka thënë Haxhiu.
Më tej ai ka thënë se, mjetet që do t’i përfitojë nga Abazi, do të ndërtojë WC publike në Prishtinë.
“Kush do që mundohet të përçmoj vlerat e mia me shpifje e linçime do t’i padis në Gjykatë. Shihemi në gjyq, Haki Abazi! Shumën e mjeteve që do t’i përfitoj nga shpifja e Haki Abazit do ta investoj në WC publike në qytetet e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...