Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se organizimi i referendumit serb në Kosovë është shkelje e sovranitetit të vendit.
Sipas saj, qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë, mund të votojnë përmes postës ose në Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.
“Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran. Organizimi i referendumit të Serbisë në Kosovë është shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj. Qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë, si në çdo vend tjetër, mund të votojnë përmes postës ose në Zyrën Ndërlidhëse.” thuhet në një postim në Twitter të saj.
Në Serbi sot do të organizohet referendum për ndryshimet kushtetuese për gjyqësorin.
Qeveria u ka ofruar qytetarëve serbë në Kosovë mundësinë e votimit nëpërmjet postës ose Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë. Derisa Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se është e rëndësishme që qytetarët serbë në Kosovë që kanë të drejtë vote, të mund ta ushtrojnë këtë të drejtë.
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet lidhur me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në Kosovë./arbresh.info/
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...