Google ADS

Haxhiu: Opozita po i frikësohet konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme

19:18 | 12 Janar 2025
E.G

Lëvizja Vetëvendosje po mban tubim elektoral në Mitrovicë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu njëherit edhe kandidatja për deputete  në fjalën e saj ka thumbuar partitë opozitare.

“Me këtë qeveri le të vazhdojmë betejën për të bërë shumë punë të mira, për luftimin të korrupsionit, konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme që po ju frikësohet shumë opozita dhe shumë oligarkë”, tha ajo.

Haxhiu tutje sulmoi prokurorët dhe gjyqtarët, duke thënë se nevojitën prokurorë e gjyqtarë të guximshëm e jo të tillë që ia kanë hequr fletëarrestin kryeterroristit Milan Radojiçiq./Arbresh.info/

Të ngjashme

Foto lajm