Haxhiu: Nuk shoh vullnet nga KPK-ja për reformim

14:03 | 6 Janar 2024
E.G

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk sheh përpjekje dhe as vullnet nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për reformim.

Përderisa e ka vlerësuar punën e Këshillit Gjyqësor, shkruan Arbresh.info.

Haxhiu është shprehur skeptike se mund të ketë reforma pa hyrë në fuqi Ligji për KPK-në.

“Nuk shoh përpjekje dhe as vullnet nga ana e KPK-së për reformim. Pra, nuk kam besim që mund të bëhen reformat aty pa hyrë në fuqi Ligji për KPK-në. Ndërsa sa i përket KGJK-së, e vlerësoj punën dhe angazhimin e tyre tani për tani”, ka shkruar ministrja Haxhiu në një përgjigje në instagram. /Arbresh.info/

Të ngjashme