Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka komentuar seancën e fundit gjyqësore ndaj saj, Albin Kurtit, Donika Kadaj-Bujupit dhe Faton Topallit për gjuajtje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Për dy vjet sa ka zgjatur procesi gjyqësor kundër deputetëve të VV-së, Haxhiu, ka thënë se u persekutuan nga sistemi i kapur që ishte në shërbim të klanit “Pronto”.
“Nesër është seanca e fundit gjyqësore kundër Albinit, Donikës, meje dhe Fatonit.
Një proces i gjatë gjyqësor kundër neve deputetëve që mbrojtëm territorin dhe mbrojtëm Republikën”, ka shkruar deputetja Haxhiu në Facebook.“Për këto 2 vite u persekutuam nga sistemi i kapur që ishte në shërbim të plotë të klanit Pronto. Albini dhe Donika vazhdojnë të mbahen padrejtësisht në paraburgim! Aktakuza e ngritur kundër nesh është krejtësisht joprofesionale, e pabazuar dhe politike. Pas fjalës përfundimtare, nesër është e domosdoshme nxjerrja e aktgjykimit refuzues”, ka shkruar ajo.
“Nuk mund të dënohen deputetët që mbrojtën territorin, as ne dhe as të tjerët që janë në procese gjyqësore për veprime politike. Deputetët e kanë obligim kushtetues të mbrojnë territorin e Republikën andaj nuk do të heshtim sa herë eksiston rreziku sikur i para dy viteve”.
Seanca gjyqësore ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje do të mbahet nesër [e premte]./Koha.net/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...