Pas intervistimit nga Prokuroria Speciale, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se ky organ i drejtësisë më shumë merret me deklarimet e saja se sa me punët që i takojnë.
Në konferencën për media, Haxhiu theksoi se pati një pyetje shokuese nga prokurori i rastit, për të cilën thotë se ashtu është deklaruar Partia Demokratike e Kosovës dhe disa analistë politikë në emisione televizive.
“Siç duket prokuroria zgjohet nga deklaratat e mia, si duket më shumë merret me deklaratat e mia se sa me punët që i ka, dhe me fjalët që them në emisione. Ka qenë e udhës të më ftojë në kuadër të bashkëpunimit institucional, por përpjekjet e tyre me autorizim të policisë tregojnë shumë për qasjen që kanë, por edhe motivet që mund të kenë është e habitshme dhe shokuese se njëra nga pyetjet që më është parashtruar sot është ‘Çka ke menduar me ndikimin e Serbisë në burgjet e Kosovës?’”, ka deklaruar Haxhiu.
“Ju lutem sot mundeni të hyni, nëse kam përmendur ndikimin e Serbisë në burgjet e Kosovës është shpifje dhe thashethem këtë e ka thënë PDK edhe sa ca analistë që qëllimshëm kanë keqinformuar opinionin për deklarimin tim. Prokurori duket se nuk e ka lexuar fare deklarimin tim, por atë se çfarë ka thënë PDK dhe disa analistë”, u shpreh Haxhiu.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...