Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se sulmi terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ka qenë i pritshëm “duke e marrë parasysh qasjen kriminale të Serisë ndaj Kosovës”.
Qëllimi kryesor sipas saj ka qenë aneksimi i veriut.
“Sigurisht, personalisht nuk kam pasur informacione. Kanë qenë të pritshme. Duke pasur parasysh qasjen kriminale të Serbisë ndaj Kosovës. Duke pasur parasysh qasjen e Serbisë ndaj Kosovës, qëllimi ka qenë aneksimi i veriut. Ka qenë ditë e rëndë. E falënderoj publikisht Policinë e Kosovës, njësitet anti-terror”, ka thënë ajo në “Debat Plus”.
Haxhiu i ka mohuar zërat se ka pasur marrëveshje për t’i lënë të ikin terroristët nga manastiri i Banjskës.
“Kushdo që thotë se ka pasur ndonjë marrëveshje tenton ta zbehë punën e Policisë së Kosovës, ka për qëllim ta njollos Qeverinë e Kosovës, nuk ka pasur marrëveshje dhe nuk do të ketë marrëveshje me grupe terroriste dhe as me Qeverinë e Serbisë për t’i amnistuar terroristët”, ka thënë ajo.
Ajo tha se hetimet për sulmin terrorist janë duke vazhduar dhe se mund të ketë ende bastisje e sekuestrime.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...