Haxhiu: Nuk do ta votojmë Kadri Veselin

11:54 | 3 Gusht 2017
Arbresh.info

Deputetja nga radhët e VV-së, Albuna Haxhiu në një prononcim për media ka ftuar koalicionin PAN që të tërhiqen nga propozimi i tyre që Kadri Veseli të jetë edhe për një mandat kryetar i Kuvendit.

“Qëndrimi i VV-së mbetet i qartë, nëse Kadri Veseli propozohet për kryetar i Kuvendit nuk do ta votojmë”, tha Haxhiu.

Tutje Haxhiu tha se kryeparlamentari duhet të jetë figurë unifikuese, ndërsa sipas saj në rast të propozimeve të tjera ato do të shqyrtohen/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme