Google ADS

Haxhiu: Nuk bëjmë koalicion me PDK-në

13:16 | 27 Gusht 2020
L G

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje thotë se partia e saj ende ka vija të kuqe me PDK-në.

“Nuk bëjmë koalicion me PDK-në”, thotë Haxhiu.

“VV-ja ka vija të kuqe me PDK-në deri atëherë kur kjo parti të reformohet”, është shprehur ajo në Kanal10.

Haxhiu ka shtuar se me PDK-në mund të bashkëpunohet vetëm në mbledhjen e nënshkrimeve për mocion ndaj Qeverisë Hoti.

Ndryshe, kjo deklaratë e haxhiut vjen një ditë pasi Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se mocioni për rrëzimin e qeverisë nuk është serioz.

Shoshi, po ashtu pati thënë se PDK nuk e ka nënshkruar as mocionin e kaluar që e ka ngritur LDK-ja dhe s’e ka qenë as atëherë për rrëzim, por as tani, mirëpo nëse VV arrin t’i bëjë 61 vota, atëherë  PDK do t’i ndihmojë t’i bëjë 84 ./arbresh.info/

LEXO EDHE

Musliu-Shoshi: Po të mos ishte pandemia, PDK’ja do ta kërkonte e para rrëzimin e Qeverisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme