Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nis sot vizitën në Hagë të Holandës për t’i takuar ish-krerët e UÇK-së në paraburgimin e Gjykatës Speciale.
Ministrja Haxhiu do të shoqërohet nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, si dhe deputeti Erxhan Galushi.
Ministria e Drejtësisë në një përgjigje për Gazetën Express tha se delegacioni me në krye ministren Albulena Haxhiu do të takohet me të gjithë ish-pjesëtarët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim, përveç ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe ish-shefin e inteligjencës së FSK-së, Salih Mustafa.
“Delegacioni nga Republika e Kosovës do të takohet me Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Pjetër Shalën”, thuhet në përgjigjen e MD-së.
Vizitat do të zhvillohen më 30, 31 mars, dhe 1 prill.
Është hera e dytë që Thaçi e Veseli nuk do të takohen me përfaqësues vizitorët nga Ministria e Drejtësisë.
Në fund të vitit të kaluar, ministrja Haxhiu pati thënë se zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë kishin udhëtuar për në Hagë ku ishin takuar me të akuzuarit, por se Thaçi dhe Veseli nuk kishin dashur takim me ta.
“Ne kemi pasur një vizitë në Gjykatën Speciale, përpos zotit Thaçi dhe Veseli që nuk kanë dashur të takohen me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë, kemi takuar zotin Krasniqi, Selimi dhe Gucati. Thaçi e Veseli nuk kanë dashur të takohen me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë”, kishte thënë Haxhiu./arbresh.info/
Tahiri: Kosova në izolim, pa agjendë diplomatike përveç taki...
Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëp...
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...