Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kritikuar Qeverinë Kurti se ka mungesë të udhëheqësve nëpër institucione.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Haxhiu ka thënë se po bëhen dy muaj prej se Trusti është pa bord teksa e ka quajtur mazhorancën të papërgjegjshme për shkak se nuk votoi dy herë projektligjin për Trustin.
“Po bëhen gati dy muaj që trusti është pa bord, pa menaxhim të kontributdhënësve pensionalë të Kosovës, kjo mazhorancë e papërgjegjshme e rrëzoi dyherë projektligjin për trustin, tash sillet me padituri duke rrezikuar mjetet e Trustit”, ka thënë Haxhiu.
Ai ka bërë kërkesë Qeverisë që të trajtojë projektligjin për trustin dhe reformën pensionale, sepse sipas tij po vazhdojnë të thellohen edhe më shumë humbjet në trust.
“Asnjë veprim i qeverisë për të kthyer në kuvend projektligjin për pensionet dhe reformën”, ka vijuar ai.
Ndryshe, në këtë seancë në rend dite janë shtatë pika dhe në mesin e tyre është edhe shqyrtimi i dytë i projektligjit për Prokurorin e Shtetit./Arbresh.info/
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...