Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shprehur e shqetësuar pasi u publikua një video në media ku një vajzë në Prizren shihet duke u rrahur, por pos këtij rasti, në Polici po raportohen shumë raste të dhunës së burrave ndaj grave.
Ministrja sot ka shkruar në “Facebook”, se është tejet e shqetësuar për dhunën fizike që ushtrohet ndaj grave, vajzave dhe fëmijëve.
“Fatkeqësisht është rrënjosur aq thellë në shoqërinë tonë, sa dhunuesit mund ta ushtrojnë atë publikisht, pa asnjë pikë problemi. Nëse dhunuesit dhunën fizike e ushtrojnë edhe publikisht, e marrim me mend se çka ndodhë prapa dyerve të mbyllura”, ka shkruar ajo.
“Çdo formë e dhunës ndaj vajzave, grave dhe fëmijëve, duhet trajtuar seriozisht dhe menjëherë”, vazhdon postimi i saj.
Ka treguar po ashtu se ka lajmëruar policinë dhe prokurorinë që ta trajtojnë me prioritet këtë rast.
“Për rastin e dhunës fizike në Prizren, kam raportuar policinë dhe prokurorinë dhe pres që institucionet ta trajtojnë me prioritet këtë rast, dhe viktimat e qytetarët të sigurohen se dhunuesit do të ndëshkohen”, ka deklaruar Haxhiu. /arbresh.info/
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...