Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka nënshkruar udhëzimin administrativ, përmes të cilit ka thënë se janë përditësuar dhe avancuar procedurat graduese të zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Haxhiu ka shkruar se ky udhëzim parasheh kontrollimin e të kaluarës së zyrtarëve, precizon periudhën provuese për ta dhe kornizon promovimin e zyrtarëve korrektues të ShKK-së.
“Bazuar në kompetencat ligjore, sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ përmes të cilit kemi përditësuar dhe avancuar procedurën graduese, kriteret e nevojshme që duhet të plotësohen lidhur me gradimin dhe përcaktimin e gradave. Po ashtu, ky Udhëzim parasheh kontrollimin e të kaluarës së zyrtarëve, precizon periudhën provuese për ta dhe kornizon promovimin e zyrtarëve korrektues të ShKK-së”, ka shkruar ajo në Facebook. /arbresh.info/
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani