Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka nënshkruar kontratën për renovimin e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, me një vlerë prej 814,229.72 euro.
Haxhiu thotë se ky investim do të bëhet për herë të parë dhe do të mundësojë transformimin e plotë të hapësirës së brendshme, shkruan Arbresh.info
Sipas saj përmes këtij projekti, po ndërtohet një institut që jo vetëm që përmbush standardet më të larta teknike dhe funksionale,
Postimi i saj:
Sot nënshkrova kontratën për renovimin e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, me një vlerë prej 814,229.72 euro.
Ky investim po bëhet për herë të parë dhe do të mundësojë transformimin e plotë të hapësirës së brendshme, duke përfshirë renovimin e laboratorëve, sallave të autopsisë, kulmit dhe zyrave të punës.
Përmes këtij projekti, po ndërtojmë një institut që jo vetëm që përmbush standardet më të larta teknike dhe funksionale, por edhe rrit sigurinë dhe efikasitetin e shërbimeve për qytetarët.
Ky është një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës mjeko-ligjore, duke garantuar shërbime moderne dhe cilësore në të gjitha rastet.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, dy të lënduar
Bislimi: Kosova ka njohur progres ekonomik dhe demokratik, p...
Dardanet do t’i zhvillojnë dy miqësore me Estoninë në Prisht...
Xheneta ia pren Gjestit: Deri në momenti që nuk i thërret tr...
Rama: Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Bilçë-Drobon...
Kurti dhe Vitia nesër do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fa...