Google ADS

Haxhiu në takim me ambasadorin e Norvegjisë flasin për bsahkëpunim në disa fusha

16:18 | 8 Prill 2021
M. A.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu priti sot në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl.

Në këtë takim ambasadori Grondahl bëri një prezantim të punës dhe përkrahjes që Ambasada norvegjeze u ka ofruar institucioneve të Kosovës dhe njoftoi më tej për angazhimin e tyre në të ardhmen.

Ambasadori Grondahl e informoi më shumë ministren Haxhiu rreth Projektit për Digjitalizimin e Menaxhimit të Rasteve në Sistemin Gjyqësor. Më pastaj shprehi përkushtimin dhe asistencën e Ambasadës ofruar Republikës së Kosovës që nga viti 2008 dhe theksoi gatishmërinë e vënë në dispozicion të ofrojnë mbështetjen e tyre ne çfarëdo që Ministria e Drejtësisë e vlerëson si të nevojshme, në kuadër të projekteve dhe ndërmarrjeve të saj.

Ministrja shprehi mirënjohjen për angazhimin e Ambasadës norvegjeze dhe vullnetin për të bashkëpunuar në të ardhmen, si dhe e njoftoi për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë që kanë të bëjnë me rishikimin funksional, vetingun në sistemin e drejtësisë, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, adresimin e krimeve të luftës si dhe adresimin e sfidave institucionale për rastet e dhunës në familje, dhunës në baza gjinore dhe dhunës ndaj grave.

Ambasadori Grondahl e mirëpriti pozitivisht ftesën për bashkëpunim në këto fusha, njëherazi duke u zotuar nga të dy palët që të thellojnë edhe më tej marrëdhënien në interes të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme