Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK), z. Shaip Havolli.
Në këtë takim, Ministrja Haxhiu u njoftua nga z. Havolli me sfidat dhe natyrën e rasteve të trajtuara nga Agjencia Kundër Korrupsion, përfshirë edhe punën e deritanishme të Agjencisë, veçanërisht për punën që ky institucion bën në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë si dhe ecurinë e zbatimit të ligjeve të cilat ndërlidhen me luftën kundër korrupsionit.
Ministrja Haxhiu, ka vlerësuar punën e kësaj Agjencie dhe ka theksuar se bashkëpunimi me AKK-në mbetet tejet me rëndësi për Ministrinë e Drejtësisë në koordinimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve në luftimin e korrupsionit.
Po ashtu, gjatë këtij takimi janë diskutuar mundësitë se si të fuqizohet angazhimi i përbashkët, sidomos në temat të cilat kanë të bëjnë me vetëdijesimin e pasojave të korrupsionit si dhe për rëndësinë e integritetit të zyrtarëve të lartë publik dhe institucioneve publike.
Të dyja palët u pajtuan se lufta kundër korrupsionit mbetet sfidë e përbashkët dhe se përmes bashkëpunimit dhe koordinimit, efektiviteti në luftën kundër korrupsionit do të rritet dukshëm./arbresh.info/
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...