Google ADS

Haxhiu në interpelancë, Haradinaj: Vetingu më shumë vendim politik

09:00 | 3 Mars 2020
V. S.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet që në ditët në vijim ta thërras në interpelancë Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Formimi i grupit punues për Vetingun në drejtësi pritet të jetë arsyeja e kësaj interpelance.

Në një intervistë për arbresh.info, nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaja, thotë se është vetë Ministrja Haxhiu ajo e cila duhet të tregojë se në bazë të çfarë kriteresh është përzgjedhur ky grup punues.

Haradinaj madje vë në pikëpyetje vendimin e marr për një Veting në drejtësi 20 vite pas lufte.

“Tash pas 20 vite kur e kemi pas krejt drejtësinë e botës, në fillim UNMIK, pastaj të tjerët, pas 20 vitesh t’i marrim, e t’i torturojmë me këto Vetinge, se di. Tash për këtë pyetje është mirë mi pyet Ministren se si i ka përzgjedh grupin punues. Në do të kemi seancë për këtë punë dhe do të kërkojmë llogari, jo vetëm në këtë ministri, por në të gjitha ministritë, në vendimet që po merren, se po merren art-hoc. Pa analizua nuk munden mu marr  këto vendime dhe të bëjmë hajgere 20 vite pas luftës me drejtësinë në Kosovë”.

Haradinaj: Vetingu më shumë vendim politik

Sipas Haradinajat, Vetingu më shumë është vendim politik se sa që është i shtjelluar mirë si procedurë.

Ai madje hedh edhe dyshimet se si është formuar një grup i tillë përderisa nuk ekziston një Ligj për vetingun.

“Ne akoma s’kemi  pa planin e punës, akoma s’ka Ligj për Veting. Ai më shumë duket vendim politik, se sa një proces i rregullt, sepse se dimë në bazë të cilës procedurë është bërë ai grup. Vetingu nënkupton se duhet të jetë ligj i veçantë, i cili përcakton kriteret në rast se si punësohen një gjykatës ose prokuror i caktuam,  çfarë masash do të ndërmerren ndaj tij, ka një mori çështjesh që duhet të shtjellohen”.

Interpelanca për këtë çështje do të thirret në ditët në vazhdim pasi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të konsultohet me grupin e juristeve të kësaj partie thotë Haradinaja.

“Do të shohim, do të diskutojmë sepse kemi ekipe të juristeve në kuadër të Aleancës,  do të vlerësojmë dhe do të thirret në interpelancë, jo vetëm ministrja në fjalë, por dhe ministrat e tjerë të cilët marrin vendime për qytetarët”./V.selimi/arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2767588843353660/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme