Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se dikasteri që ajo drejton ka sfidë për menaxhimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).
Duke mos përmendur emra, ajo tha se ka persona brenda IML-së që nuk ia duan të mirën këtij institucioni dhe se punojnë për interesa personale.
“Për IML ende ka sfidë, kemi pasur probleme të mëdha, me persona që nuk ia duan të mirën shtetit, institutit as MD-së, kanë interesa personale, nuk do të lëshohem në emra të përveçëm. IML e di për çka mendoj, për të gjithë ata për secilin prej tyre, ka zyrtar që bëjnë përpjekje maksimale, do ta vlerësojë u.d-në edhe përkundër faktit që kemi pasur gjendje të rëndë në zhdukjen e provave të Astrit Deharit, djegien e objektit, ai ka marrë përsipër ta drejtoj, dhe po bën përpjekje maksimale”, tha ajo.
Haxhiu theksoi se ka kërkuar krijimin e një komisioni hetimor për zhvillimet në IML dhe për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.
“Unë kam dhënë të krijojmë komision hetimor, sepse prokuroria nuk na ka treguar kush janë ata tre persona, ne e dimë kush i ka pasur celësat, por kush është emri i personit që i zhduku mostrat… Duke qenë që prokuroria nuk po e bën punënë si duhet, duhet të krijohet një komision hetimor”, tha ajo./dukagjini
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...