Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë pas dy muajve vonesë po organizon takim me kryetarët e komunave të Kosovës për situatën e krijuar me virusin COVID-19.
Ai ka shkruar se diskutimi dhe koordinimi për nevojat që kanë komunat e Kosovës është dashur të organizohet së paku dy muaj më parë.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Me dy muaj vonesë!
Ministria e Shëndetësisë, pas situatës së krijuar nga COVID-19, me dy muaj vonesë organizon takim me kryetarët e komunave të Kosovës.
Ky takim për diskutim dhe koordinim i MSH-së me udhëheqësit komunalë po bëhet me shumë vonesë.
Diskutimi dhe koordinimi për nevojat që kanë komunat e Kosovës është dashur të organizohet së paku dy muaj më parë.
Por prapë vlen thënia e popullit “më mirë vonë se kurrë”.
Uroj që të mos jemi vonë sa i përket koordinimit për të luftuar pandeminë COVID-19.
Uroj që ky takim të jetë vërtet për mbështetje të komunave.
Shpresoj që takimi të mos jetë imponuar si pasojë e shkeljes së Kushtetutës së Kosovës nga kryeministri në ikje Albin Kurti dhe tani të bëhet përpjekje përmes kryetarëve të komunave të kamuflohet shkelja e Kushtetutës për cenimin e lëvizjes së lirë.
Kosova sot ka nevojë për bashkëpunim, për unitet dhe për koordinim të të gjithë popullatës pa dallim. Nuk është koha për protagonizëm e meritokraci, as për improvizime e kamuflime.
Të gjithë bashkë e mposhtim pandeminë COVID-19
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...