Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, u ka kërkuar deputetëve që të mos e votojnë buxhetin e ndarë për vitin 2023.
“Nuk udhëhiqet vendi me rrenat e Nastradinit, rune dinjitetin e deputetit, mos e votoni këtë buxhet që e shpërngul Kosovën jashtë, mos e votoni këtë buxhet që nuk premton zhvillim ekonomik, këtë buxhet që nuk i rrit pagat për mjekët, policët e të tjerët, se vetëm keni me ia zgjatë jetën këtyre Nastradinave”, ka thënë Haxhiu në seancën e sotme të kuvendit.
Sipas Haxhiut, për herë të parë ndodh që buxheti i Kosovës të arrijë në 3.2 miliardë dhe varfëria të jetë në shkallën më të lartë që nga paslufta.
“Sot kemi ardhur në një situatë kur edhe opozita e kërkon një rritje të pagave, edhe FMN-ja e kërkon dhe vetëm qeveria nuk vepron”, ka shtuar ai.
Ai tha se popullsia e Kosovës po zvogëlohet për shkak të dëshpërimit dhe mosmbështetjes së qeverisë.
“Kur bota shënoi 8 miliardë banorë, kur bota po shtohet, Kosova po zvogëlohet për shkak të dëshpërimit dhe mosmbështetjes së qeverisë dhe për shkak të korrupsionit e nepotizmit që vazhdon të lulëzojë në këtë qeveri”.
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...