Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencën e organizuar nga OFAP ka theksuar veprimet e ndërmarra si institucione në kuadër të reformës sociale.
Haxhiu përmendi analizën e gjendjes në qendrat për punë sociale, projektligjin për shërbimet sociale dhe familjare, gjithashtu vendimin përmes së cilit rritet pagesa mujore për çdo fëmijë të strehuar në familje strehuese, shkruan Arbresh.info.
Sipas saj, vlera vjetore e kësaj shtese është afërsisht 200 mijë euro.
“Vlera vjetore e kësaj shtese është afërsisht 200 mijë euro në total, përmes së cilës ne besojmë që sado pak do ketë rritje të mirëqenies së fëmijës në kuptimin e plotësimit të nevojave minimale jetësore.”, u shpreh ajo.
Më tej ajo ka falënderuar familjet strehuese dhe organizatat e shoqërisë civile për punë dhe angazhimin në kët drejtim.
“Po ashtu, në këtë konferencë falenderova familjet strehuese me respekt të veçantë për punën, kontributin dhe angazhimin në kujdesin dhe mirëqenien e fëmijëve të cilët janë pa kujdes prindëror gjithashtu edhe organizatat e shoqërisë civile për punën dhe angazhimin në këtë drejtim.”, tha ministrja Haxhiu./Arbresh.info/
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...