Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur priti në takim ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi, ku bashkërisht ndanë kohën për të trajtuar çështje të cilat mund dhe do ta determinojnë përafrimin, zhvillimin dhe integrimin më të madh të të dy shteteve të kombit shqiptar.
Me prioritet u diskutuan mekanizmat që Ministria e Drejtësisë do t’i vë në dispozicion në bashkëpunim me ministritë tjera relevante, që edhe në aspektin administrativ e ligjor të krijohen mundësi për zhvillim më të hovshëm ekonomik në mes të dy vendeve.
Ambasadori i Shqipërisë, Minxhozi, vlerësoi punën dhe përkushtimin e treguar gjatë kësaj periudhe të qeverisjes së re, duke inkurajuar që me të njëjtën energji të vazhdohet përgjatë mandatit, si garanci që sukseset e mëdha të jenë të arritshme.
Me shumë optimizëm për punë dhe suksese të përbashkëta, të dy palët lanë për të kuptuar që takimet dhe konsultimet të vazhdohen në ritëm të pandërprerë në mënyrë që të dy shtetet në rajon, të faktorizohen dhe zhvillohen shumë më shpejtë se deri tani./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...