Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar lidhur me numrin e testeve që IKSHPK bën për virusin Covid-19.
Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë duhet të jap llogari para qytetarëve se përse nuk janë bërë deri më tani më shumë teste, kur kanë ekzistuar kapacitetet dhe mundësitë për të bërë më shumë teste.
“Që nga fillimi i pandemisë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK kanë ekzistuar mundësitë për të bërë 700 deri 1000 teste në ditë. Ministria e Shëndetësisë duhet të jap llogari, përse nuk janë bërë deri më tani më shumë teste për COVID-19”, ka shkruar mes tjerash ai.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Përse deri sot nuk janë bërë 500 e më shumë teste në ditë për COVID-19 ?!
Prej fillimit të pandemisë në 24 orët e fundit për herë të parë janë bërë 562 teste për COVID-19, me metodën RT-PCR.
Sot, 562 testime për COVID-19, 145 raste pozitive, 6 raste të vdekjes dhe 171 të shëruar.
Ministria e Shëndetësisë duhet të jap llogari para qytetarëve se përse nuk janë bërë deri më tani më shumë teste, kur kanë ekzistuar kapacitetet dhe mundësitë për të bërë më shumë teste?!
Sipas të dhënave të IKSHPK-së në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare :
Nga data 08 Shkurt 2020 deri me datë 01 Prill 2020 janë bërë gjithësej 1380 teste për COVID-19, me metodën RT-PCR, apo mesatarisht 26,5 teste në ditë, respektivisht 14.5 teste në ditë për 1 milion/banorë.
Nga data 08 Shkurt 2020 deri me datë 01 Maj 2020 janë bërë gjithësej 7644 teste për COVID-19, me metodën RT-PCR, apo mesatarisht 93 teste në ditë, respektivisht 51 teste në ditë për 1 milion/banorë.
Nga data 08 Shkurt 2020 deri me datë 01 Qershor 2020 janë bërë gjithësej 15140 teste për COVID-19, me metodën RT-PCR, apo mesatarisht 135 teste në ditë, respektivisht 74 teste në ditë për 1 milion/banorë.
Nga data 08 Shkurt 2020 deri me datë 01 Korrik 2020 janë bërë gjithësej 24046 teste për COVID-19, me metodën RT-PCR, apo mesatarisht 169 teste në ditë, respektivisht 93 teste në ditë për 1 milion/banorë.
Që nga fillimi i pandemisë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK kanë ekzistuar mundësitë për të bërë 700 deri 1000 teste në ditë. Ministria e Shëndetësisë duhet të jap llogari, përse nuk janë bërë deri më tani më shumë teste për COVID-19
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...